Lajme

Heshtet LDK-ja!

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 28 June 2017

Këmbëngulja e drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të lëshojnë pe për postin e kryeministrit, ka heshtur zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deklaratat e nënkryetarit të LVV-së, Dardan Sejdiu se vota popullore është ajo e cila përcakton se kush do të jetë kryeministër, duke ia shuar kështu “ëndrrat” LDK-së.

“Gazeta Blic”, ka tentuar të flasë me zyrtarë të Lidhjes Demokratike për të marrë një përgjigje nëse këta të fundit do të pranojnë kushtin e VV-së që të lëshon pe për kryeministrin, ani pse kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se posti i kryeministrit duhet t’i takoj LDK-së.

-Advertisement-

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bajram Gecaj ka thënë se ai nuk mund të flasë në lidhje me koalicionin e mundshëm LDK-LVV, raporton Gazeta Blic.

“Këto ditë unë nuk jam duke u prononcuar, duhet me thirre dikën nga kryesia të LDK-së”, tha ai.

As zyrtarët tjerë të LDK-së nuk kanë dashur të komentojnë nëse do të hyjnë në koalicion me VV-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera