Lajme

“Heshtë si peshku”, “Hajde ma gjallë”, Halil Matoshi kapet me deputetin e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 08 September 2021

Analisti e gazetari, Halil Matoshi mbrëmë përmes një shkrimi në Facebook ka publikuar një status që kishte bërë deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani me datë 29 qershor të vitit 2020-të, e ku kërkonte dorëheqjen e Qeverisë Hoti, pasi atëherë kishin dalë 122 kosovarë pozitiv me COVID 19 për 24 orë,.

Matoshi në Facebook ka shkruar se Eman Rrahmani po heshtë tash kur është në pushtet, ani pse për 24 orë kanë vdekur 28 kosovarë dhe kanë rezultuar pozitiv 920 qytetarë.

“Këtë njeri e ka votu populli. Qe çka thojke para nji viti tue u tallë me Qeverinë Hoti, kur ishin vetëm 122 raste infektimi!?

Sot kanë dekë 28 kosovarë dhe nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!? P.S. A keni me e votu prap o popull???”, ka shkruar Matoshi.

Nuk ka shkuar shumë e këtij shkrimi të Matoshit iu është përgjigjur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka publikuar një foto ku shihet Matoshi në një dasmë, derisa ka shkruar “Hajde ma gjallë, hajde ma gjallë Lilo…”, ka shkruar ai./

Të tjera