Sport

Hertha shkarkon trajnerin Covic dhe emëron ish yllin gjerman

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 27 November 2019

Me tre fitore, dy barazime dhe 7 humbje në 12 javët e para, që e rendisin në vendin e 15 me vetëm 11 pikë, Hertha e Berlinit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ante Covic.

Vendimi erdhi pas humbjes së thellë 4-0 në transfertën ndaj Augsburgut, që ishte e katërta radhazi për berlinezët, të cilët nxituan për të gjetur menjëherë edhe trajnerin e ri.

Kështu në pankinë do të ulet ish ylli i futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Herthës, me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

-Advertisement-

Klinsmann si futbollist ka luajtur për skuadra të mëdha si Interi, Bayerni i Mynihut, Tottenham, Monaco, etj., ndërsa si trajner ka drejtuar gjigantët bavarezë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera