Sport

Herrera i gatshëm të largohet nga Old Trafford

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 04 September 2018

Futbollisti spanjoll i Manchester United është i vendosur për të dëgjuar ofertat nga klubet e interesuara për shërbimet e tij, shkruan GazetaFokus.

Ander Herrera është i gatshëm të dëgjojë ofertat për tu larguar nga  Manchester Unitedi në afatin kalimtar të transferimeve të janarit pasi klubi ka hezituar t’i ofrojë atij një marrëveshje të re, raporton Metro.

Spanjoll e ka bërë më parë të qartë se ai dëshiron të mbetet në Old Trafford, por është mbetur i zhgënjyer nga mosveprimi i Djajve të Kuq në lidhje me kushtet.

-Advertisement-

Si i tillë, mesfushori është i gatshëm të dëgjojë ofertat nga klubet e interesuara për një lëvizje larg Old Traffordit. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera