Fokus

Heronjtë e pandemisë: 8 mjekë dhe 5 infermierë kanë humbur jetën nga COVID-19

Autori: Hateme Smajli 15:04 | 30 September 2020

Rasti i parë me virusin COVID-19 në Kosovë u konfirmua në komunën e Klinës, 13 marsin e këtij viti.

Që nga ajo ditë në Kosovë me koronavirus janë infektuar 1 mijë e 595 punonjës shëndetësorë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 13 marsi, luftën me virusin COVID-19 e kanë humbur 8 mjekë dhe 5 infermierë.

-Advertisement-

Ndërsa, kanë rezultuar pozitiv me virus 1 mijë 595 punonjës të tjerë shëndetësorë. Prej tyre 587 mjekë, 925 infermierë, 41 farmacistë, 17 teknik të farmacisë dhe 25 fizioterapeutë.

Mirëpo, në përgjigjen e MSh-së për inFokus thuhet se shumica prej tyre tashmë janë shëruar, por nuk është dhënë një shifër e saktë e atyre të cilët e kanë mposhtur virusin.

“Shumica prej tyre e kanë kaluar tashmë infeksionin, por sipas të dhënave të raportuara , ka pasur edhe 8 mjekë dhe 5 infermierë që e kanë humbur luftën me Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Deri më tani në përgjithësi në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar 15 mijë e 574 qytetarë ndërsa janë shëruar 13 mijë e 492 prej tyre.

Aktualisht pozitiv raportohet të jenë 1 mijë 457 raste. Në total nga ky virus në Kosovë kanë humbur jetën 625 persona./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera