Opinione

“Heronjtë” e monopolit

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 25 October 2022

Shumë kujt mund edhe t’iu duket e pabesueshme, por është shumë e vërtet. Janë dashur vetëm katër orë pune, respektivisht nga ora 19:00 deri në orën 24:00 për të ndryshuar Udhëzimin Administrativ 02/2014.

Në atë kohë ky udhëzim ishte krijuar si një formë për të shkatërruar monopolet e furnizimit me barna të shtrenjta, deri sa tash u ndryshua për një qëllim tjetër. Pra, për kthyer monopolet e furnizimit me barna të shtrenjta. Sa më e madhe vlera e tenderit, natyrisht se përqindja e profitit për “kujdestaret” është më e madhe.

Tenderi për furnizim me Insulina ishte shpallur në vitin 2020, por deri më tash nuk ka ndonjë epilog për shkak të preferencave që ka ministra e Shëndetësisë (MSH), duke përkrahur një Operator të caktuar Ekonomik, pavarësisht se çmimi që kishte ofruar kompania në fjalë ishte rreth 400 mijë euro më i lartë se sa çmimi i kompanisë tjetër që ishte në garë.

Por, ky detaj si duket nuk ka rëndësi për zyrën e Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe atyre që direkt iniciuan ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ.

Në pamundësi që tenderin ta përfundoj me kohë, si pasojë e mungesës së Insulinave, ministra përmes UNOPS-it ka realizuar një tender emergjent, e ku vetëm në këtë dyshohet se buxheti i Kosovës është dëmtuar ne rreth gjysmë milioni euro. Por, si duket as kjo nuk paraqet ndonjë rëndësi për zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po kthehemi te presioni ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), dhe ndryshimi i udhëzimit administrativ i iniciuar nga zyra e kryeministrit i bërë në orët e vona të natës nga “argatët” e kompanisë që ka monopolin e furnizimit me insulina gati prej dy dekada.

Për kundër dyshimeve të vazhdueshme, kompania që ka monopolin, ku edhe punon djali i kryeprokurorit ka qenë e paprekshme për organet e drejtësisë në vend. Pse ka ndodhur kjo është mirë ta thotë Prokuroria.

Para kërkesës për ndryshim nga zyra e kryeministrit është tentuar të bëhet presion në një Institucion të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, pra tek anëtaret e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, një veprim antiligjor i zyrtareve të zyrës së kryeministrit. Por, çuditërisht as me ketë detaj s’po merret kush.

Natyrisht se refuzimi i urdhrit, nuk ka shuar kërkesat për të përjashtuar nga loja kompaninë e padëshiruar dhe mbajtur në lojë të sigurt kompaninë e privilegjuar nga pushteti.

Të kapluar nga ethet se mos situata po iu del jashtë kontrolli, përmes një vendimi të sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë në një afat kohor u formua grupi punës për ndryshimin e udhëzimit administrativ, ndonëse një veprim i tillë është përgjegjësi e ministrit.

Në gjysmë të natës u ndryshua udhëzimi administrativ. Qëllimi u arrit dhe tashmë procesi i ardhshëm i prokurimit dokumente është në dorë të sigurt.

Grupi punues i krijuar me vendim të sekretarit bëni edhe një hap përtej ligjit, përmes nenit 8 të këtij udhëzimi tentoj të vej nën kontroll edhe tenderin aktual, ndonëse i njëjti ishte shpallur prej më shumë se dy vitesh. Pra, duke iu referuar ligjeve dhe udhëzimeve që në atë kohë ishin dhe ende janë në fuqi.

Ndryshimi i kritereve dhe rregulloreve gjatë një procesi paraqet vepër penale, por edhe kjo fare rëndësi ka për ta, madje edhe për vetë organet e drejtësisë në vend.

Kufizimi i importit në vetëm 3000 kuti, apo deri në 50 mijë euro në vit, është një anomali tjetër e këtij vendimi. Por, edhe kjo është një masë shtesë e këtij grupi për ta garantuar monopolin kompanisë së privilegjuar.

Mungesa e sigurisë së produkteve dhe rrezikimi i jetës së pacienteve ka qenë pretekst kryesor i këtij grupi për ndryshimi i udhëzimit.

Por, shtrohet pyetja a paraqesin tash rrezik këto 3000 kuti që do të importohen pa Autorizim Marketing, a do të rrezikohet jeta e këtyre pacienteve që do t’i përdorin këto barna pa Autorizim Marketing.

A do të rrezikohet jeta e rreth 1000 pacienteve të Homodializës që një preparat të importuar nga kompania e privilegjuar e ministrisë së Shëndetësisë e ka futur pa Autorizim Marketing.

Natyrisht se jo, sepse produktet si Insulina, si preparati që përdoret për Hemodializë i plotësojnë standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë dhe për këtë ato kanë edhe leje importi nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicionale.

Është ofendim për kompani të mëdha siç është kjo e insulinave amerikane t’ua vend në pikëpyetje sigurinë, ndonëse produktet e tilla janë të regjistruara në EMA, por edhe në të gjitha Institucionet ndërkombëtare prestigjioze, por edhe ky detaj është shumë i parëndësishëm për zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë

Një udhëzim i tillë i nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së ministrisë të Shëndetësisë  Dafina Gexha – Bunjaku përpos që eliminon konkurrencën, do të hap rrugë edhe futjes ilegale të shumë produkteve që janë mese të domosdoshme për paciente, e që kompanitë prodhuese për arsye të ndryshme nuk i kanë regjistruar në vendin tonë.

Krijimi i kushteve për të zhvilluar tregun e zi, natyrisht se rrit profitin e krimineleve si dhe në anën tjetër venë në rrezik shumë jeta te qytetareve. Por, për disa profiti është qëllimi parësor.

Se monopoli zhvat buxhetin e shtetit fakti më i mirë është në tenderin për furnizim me preparate për Hemodializë.

Në kohën kur është thyer monopoli, brenda dy vitesh buxheti shtetit ka kursyer më shumë se 1,5 milionë euro.

Njëjtë ka ndodhur edhe me produkte tjera. Por, përfundimisht kjo nuk po iu pëlqen dikujt, e arsyen pse duhet ta jap Prokuroria.

Tek e fundit krijimi i konkukurencës dhe trajtimi i barabartë i barabartë i kompanive është e drejte elementare që e garanton edhe Kushtetuta e vendit, por kjo e drejtë po cungohet pikërisht nga ata që janë të certifikuar me ligj për ta zbatuar atë.

Kush janë analistët e sigurisë së informacionit?

Të tjera