Sport

Herolind Shala: Të Kosova kanë ndikuar më së shumti mungesa e tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 18 November 2020

 

Kosova arriti të fitonte duelin e sotëm ndaj Moldavisë, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes, për SuperSport ka folur mesfushori i ‘Dardanëve’, Herolinde Shala, i cili ka thënë që tek Kosova më së shumti ka ndikuar mungesa e tifozëve.

-Advertisement-

“Luajta i lënduar nga minuta e 20-të pasi e lëndova pulpën e këmbës, por vazhdova.

Ishte ndeshje e rëndësishme për të mbetur në Grupin C dhe ia arritëm qëllimit. Kishim raste rdhe për më shumë gola. Neve na duhet stabilitet dhe punë, të jemi së bashku dhe të shkojmë në një drejtim së bashku.

Te Kosova kanë ndikuar më së shumti mungesa e tifozëve. Ne luajmë për popullin tonë dhe kjo na ka penalizuar”, përfundoj Shala./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera