Sport

Herolind Shala flet para duelit me Suedinë

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 09 January 2020

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për miqësoren kundër Suedisë në Doha të Katarit.

Gjatë paradites Dardanët kanë zhvilluar seancë stërvitore, ku përzgjedhësi Bernard Challandes  u ka dhënë këshillat e tij futbollistëve dhe u ka shpjeguar rëndësinë e tranzicionit gjatë lojës, si dhe ka kërkuar lojë me presion sa më të madh ndaj kundërshtarit.

Ndërkohë, në mbrëmje Challandes ka vendosur ta shohë nga afër formën e secilit futbollistë, duke e zhvilluar një ndeshje të ndarë në dy ekipe me tri pjesë nga 25 minuta.

-Advertisement-

Gjatë 115 minutave lojë futbollistët kanë shfaqur ritëm të mirë të lojës, por edhe aksione të rrjedhshme, ndonëse për shumicën prej tyre ka qenë hera e parë që luajnë së bashku.

Herolind Shala i cili me shumë mundësi pritet që të jetë kapiten për këtë sfidë ka folur përpara kësaj ndeshje.

“Stërvitja e paradites, por edhe loja që e zhvilluam në mbrëmje shkuan shumë mirë. Personalisht e ndjej veten jashtëzakonisht mirë që jam rikthyer pas lëndimit dhe që sërish jam pjesë e Kombëtares. Çdo herë kur grumbullohem me ekipin ndjehem krenar dhe i lumtur. Kësaj radhe ka edhe shumë lojtarë të ri dhe më vjen mirë që iu ka dhënë mundësia ta përfaqësojnë Kosovën në këtë miqësore. Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme deri të dielën për ta përgatitur lojën tonë sa më mirë dhe pres një lojë cilësore. Natyrisht se miqësorja me Suedinë është një test i mirë, por edhe një mundësi për futbollistët e rinj që t’i tregojnë cilësitë e tyre para përzgjedhësit Challandes”, deklaroi Shala.

Dardanët nesër do ta zhvillojnë një stërvitje në orët e mbrëmjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera