Fun & Video

Heroi që shpëtoi shumë jetë në Kaliforni

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 15 November 2018

Heronjtë e ditëve të sotme nuk vijnë nga një univers tjetër, nuk kanë superfuqi dhe as nuk janë të pavdekshëm. Ata mund të jenë kudo mes njerëzve, e çdonjëri, në rrethana të caktuara mund të shndërrohet në hero të rastësishëm.

Kështu ka ndodhur me Allyn Pierce, një infermier nga Kalifornia, i cili gjatë zjarreve që shkrumbuan shtetin nuk kurseu asgjë, vetëm e vetëm që të shpëtonte sa më shumë njerëz që kërcënoheshin nga flakët.

Ai, bashkë me kolegë të tij, qëndruan në spitalin që po përfshihej nga flakët dhe shpëtuan pacientët që gjendeshin atje. Pierce çau përmes flakëve me makinën e tij, e pas kësaj postoi foto të makinës së përvëluar.

-Advertisement-

Pasqyra anësore e “Toyota Tundras” ishte shkrirë nga flakët, e dyert anësore ishin përvëluar.

“Kjo makinë më shpëtoi jetën sot, mua dhe të tjerëve”. Fatkeqësisht, Pierce humbi shtëpinë dhe nuk e di as se çfarë do të ndodhë me vendin e tij të punës. Por, çdo e keqe e ka një të mirë. Ishin të shumtë njerëzit që kontribuan në një fushatë “online” ndihmash për të, por pati edhe një tjetër surprizë.

Dikush te kompania “Toyota” kishte dëgjuar historinë e tij dhe kompania vendosi ta falënderonte atë për gjithçka kishte bërë, me një makinë të re.

“Ju jemi shumë mirënjohës që ju rrezikuat jetën dhe ‘Toyota Tundra’-n për të shpëtuar njerëz. Mos u shqetëso për makinën, ne jemi të nderuar t’iu japim një të re”.

Një makinë e re, si ajo e Pierce, fillon me një çmim prej 38 mijë dollarësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera