Sport

Heroi i Barcelonës është Ter Stegen

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 11 February 2019

Barcelona nuk mori më shumë se një pikë në “San Mames” me Athletic Bilbaon, madje nëse katalanët nuk dolën të humbur nga kjo sfidë duhet të falënderojnë portierin Ter Stegen, që me disa pritje vendimtare nuk lejoi prekjen e rrjetës.

“Blaugranat”, të lodhur edhe nga impenjimi në Kupën e Mbretit ndaj Realit të Madridit, zhvilluan një ndeshje nën nivelin e zakonshëm e duhet të jenë të kënaqur me këtë rezultat, që në njëfarë mënyrë ndez garën në La Liga, pasi Reali i Madridit tashmë është vetëm 6 pikë larg Barcelonës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera