Lajme

Heqja e vizave synohet përmes turit “lobues-turistik”

Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 08 June 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ia ka mësyrë të lobojë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian duke kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë do ta bëjë duke pasur me vete edhe deputetë që rrallë u është dëgjuar zëri në institucionin ligjvënës, shkruan sot Koha Ditore.

Teuta Rugova, ndryshe prej përcaktimit të grupit parlamentar të cilit i takon zyrtarisht, është bërë pjesë e turit për lobim, i cili nis me vizitën bërë Austrisë. Deputetja e LDK-së kishte dalë kundër grupit parlamentar edhe me rastin e votimit të qeverisë Haradinaj, duke ia dhënë votën.

Përveç Teuta Rugovës, në vizitë zyrtare në Austri, kryeparlamentari Veseli do të shoqërohet nga Glauk Konjufca (Vetëvendosje), Aida Dërguti (PSD), Evgjeni Thaçi – Dragusha (PDK), Time Kadrijaj (AAK), Adem Hodza (Lista Serbe) dhe Fikrim Damka (6+).

-Advertisement-

Por Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se kjo nismë ngre shumë pikëpyetje.

“Në parim, lobimi tek shtetet anëtare të BE-së është më se i nevojshëm kur vjen puna tek votimi për heqjen e vizave për zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, sepse është pikërisht Këshilli i Ministrave që do ta thotë fjalën e fundit në këtë proces. Pra në përgjithësi, lobimi do të duhej të ishte shumë intensiv dhe sistematik”, ka thënë Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera