Heqja e vizave për 3 muaj, e pamundur
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 25 May 2017
Njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se deklaratat e kandidatëve për kryeministër se liberalizimi i vizave do të ndodhë pas tre muajve nga ardhja në pushtet janë joserioze. Sipas tyre, partitë politike më së paku duhet marrë seriozisht në kohë fushate, shkruan sot Gazeta Zëri.
Kandidatët për kryeministër që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit kanë filluar me premtime megalomane, duke filluar nga heqja e vizave me BE-në tre muaj pasi që të vijnë në krye të Qeverisë, premtim ky që nuk është realizuar që nga viti 2010 e këndej.
Një premtim i dhënë ditëve të fundit nga kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-“Nisma”, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ka deklaruar se me fillimin e punës së një komisioni të ri për Demarkacionin, procesi i liberalizimit të vizave s’do të zgjasë më shumë se tre muaj.
“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”, ka thënë ai.
Mirëpo një premtim të tillë njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e cilësojnë si jo të realizueshëm në afat tremujor.
E në anën tjetër Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga radhët e “Vetëvendosjes”, ka hedhur poshtë afatin tremujor të liberalizimit të vizave, duke thënë se liberalizimi i vizave do punë për t’u arritur.
“Kjo bëhet më një sundim të ligjit dhe me futjen e kriminelëve të mëdhenj në burg”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...