Lajme

Heqja e vizave para janarit 2024, Osmani falënderon Çekinë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 31 December 2022

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar shtetin e Çekisë për kontributin e dhënë brenda gjashtë muajve të fundit për Kosovën në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se urim i saj vjen pasi Republika e Çekisë e përfundon tani mandatin në presidencën evropiane.

“Dua të falënderoj kryeministrin Petr Fjala për lidershipin e shquar të Çekisë dhe për ndihmën që i kanë bërë Kosovës për të ecur para në rrugën e saj evropiane”.

-Advertisement-

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera