Lajme

Heqja e imunitetit, fatin e Tahirin e ka në dorë një deputet i LSI?

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 21 October 2017

Në momentet që po flasim mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores po vijon me dyer të mbyllura. Ndërkohë në këtë Këshill ka 4 anëtarë PD, PS 5 anëtarë dhe 1 LSI.

Mësohet se anëtarët e PS-së mund të paraqesin në Këshill një kërkesë për të dalë kundër provave të Prokurorisë, ndërsa një raport të tillë mund të dorëzojnë edhe demokratët që Këshilli ta pranojë kërkesën e prokurorisë, por për ta bërë këtë PD-së i duhet vota e LSI.

Nuk dihet nëse deputeti i LSI-së do ta japë votën pro apo kundër Tahirit, por LSI nuk i ka patur mirë marrëdhëniet me ish-ministrin pasi e ka akuzuar shpeshherë për trafik troge dhe përdorje të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera