“Hëna ka hyrë në një epokë të re”/ Paralajmërimi i shkencëtarëve: Njerëzit po dëmtojnë seriozisht satelitin, me këto ritme…
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 15 January 2024
Gjithçka ndryshoi më 13 shtator 1959, kur anija kozmike pa ekuipazh të ish-Bashkimit Sovjetik, Luna 2, u ul në sipërfaqen e hënës.
Momenti kur sonda Luna 2 preku Hënën, sinjalizoi fillimin e përpjekjeve të njerëzimit për të eksploruar satelitin. Shkencëtarët thonë së fundmi se ai moment ishte po ashtu fillimi i një epoke të re gjeologjike, një periudhe kohore në histori të quajtur “ Antropoceni Hënor” (Lunar Anthropocene) e që lidhet me ndikimin e njeriut dhe pasojat e shkaktuara prej tij.Ideja është pothuajse e njëjtë me Antropocenin në Tokë, eksplorimin se sa shumë njerëzit kanë ndikuar në planetin tonë”, shprehet studiuesi Justin Holcomb, në një artikull të botuar në 8 dhjetor, në revistën “Nature Geoscience”.
“Në Tokë, Antropoceni filloi në një moment në të kaluarën, qoftë qindra mijëra vjet më parë apo në vitet 1950. Në mënyrë të ngjashme, në Hënë, ne argumentojmë se Antropoceni Hënor tashmë ka filluar, por ne duam të parandalojmë dëme masive ose të ngadalësojmë në këtë proces që dëmton Hënën”, thuhet më tej.
Shkencëtarët janë përpjekur për vite të tëra të shpallin një Antropocen përfundimtar në Tokë dhe së fundmi kanë paraqitur prova të reja të një vendi në Kanada që disa studiues besojnë se shënon fillimin e kapitullit transformues në historinë e planetit tonë.
Ideja e Antropocenit Hënor vjen në një kohë kur agjencitë civile të hapësirës dhe subjektet tregtare po shfaqin një interes për t’u rikthyer në Hënë. Shkencëtarët argumentojnë se mjedisi i hënës do të ndryshohet në mënyra më drastike me rritjen e eksplorimit nga njerëzit.Hëna është e mbushur me gjurmët e eksplorimit. Që nga ulja e Luna 2, më shumë se njëqind anije kozmike janë rrëzuar dhe kanë bërë ulje të buta në hënë dhe “njerëzit kanë shkaktuar shqetësime në të paktën 58 vende të tjera në sipërfaqen hënore”, sipas revistës.
Gara hapësinore e Luftës së Ftohtë nisi një seri misionesh hënore, dhe shumica prej asaj kohe janë pa ekuipazh. Misionet Apollo të NASA-s ishin të parat që dërguan njerëz rreth hënës gjatë viteve 1960 përpara se të ulnin në mënyrë të sigurt astronautët në sipërfaqen hënore për herë të parë në 1969 me Apollo 11. Në fund të fundit, 12 astronautë të NASA-s ecën në sipërfaqen hënore midis 1969 dhe 1972.
Me njerëzit, shumë objekte mbetën pas, duke përfshirë pajisje shkencore për eksperimente, flamuj, fotografi, madje edhe topa golfi, çanta me jashtëqitje njerëzore dhe tekste fetare.Nga Toka, hëna duket e pandryshuar. Por, shpallja e një antropocene hënore do të ishte dëshmi e faktit se hëna po ndryshon në mënyra që nuk do të ndryshonte natyrshëm për shkak të eksplorimit njerëzor.
Një garë e re hapësinore po nis, pasi shumë vende synojnë uljen e misioneve robotike dhe të ekuipazhit për të eksploruar polin jugor të hënës dhe rajone të tjera hënore të paeksploruara dhe të vështira për t’u arritur.“Me garën e re hapësinore, peizazhi hënor do të jetë krejtësisht i ndryshëm në 50 vjet. Qëllimi ynë është të shpërndajmë mitin hënor-statik dhe të theksojmë rëndësinë e ndikimit tonë, jo vetëm në të kaluarën, por në vazhdimësi dhe në të ardhmen. Ne synojmë të fillojmë diskutimet rreth ndikimit tonë në sipërfaqen hënore para se të jetë tepër vonë”, tha studiuesi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...