“Hem rrenc, hem i lig”, Matoshi i kundërpërgjigjet deputetit të VV’së
Autori: Gazeta inFokus
20:05 | 08 September 2021
Analisti e gazetari, Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur deputetit të VV’së, Eman Rrahmani, pasi ky i fundit i reagoi mbrëmë në Facebook duke publikuar një foto ku shihet Matoshi në një dasmë, derisa ka shkruar “Hajde ma gjallë, hajde ma gjallë Lilo…”.
Matoshi e ka akuzuar deputetin Rrahmani duke thënë se “ka mledhë votat e xhematit, tue shitë nacionalizëm pan-arab në vend të fesë islame, pra tu mashtru dhe tash po don me mashtru përsëdyti, tue përdor nji fotografi timen të vitit 2016, nga festa e 35-vjetorit të maturës 1981, tue dashtë me e paraqitë si fotografi aktuale!?”,
“E kanë përdor të gjitha partitë politike kosovare, sepse zdralanat e tana partive janë të njajtë, rrenca e agresivë, pra të rrezikshëm për ambientin social (e kanë përdor këtë fotografi madje edhe qarçe pro islamit politik në krejt Ballkanin qëndror) që pesë vjet rresht, tue u munu me shpif diçka rreth meje”, shkruan Matoshi.
Postimi i plotë i Matoshit”
Eman Rrahmani, hem rrenc hem i lig!Deputeti Eman Rrahmani, ka mledhë votat e xhematit, tue shitë nacionalizëm pan-arab në vend të fesë islame, pra tu mashtru dhe tash po don me mashtru përsëdyti, tue përdor nji fotografi timen të vitit 2016, nga festa e 35-vjetorit të maturës 1981, tue dashtë me e paraqitë si fotografi aktuale!?Historia e fotografisë tu kcy mbi tavolinë:Fotografi ahengu privat – të cilën e ka postu në grupin “Brezi 81” Flaka Surroi, në maj 2016, pa idenë se munet me u abuzu nga injorantë që kurrë gjâ t’mirë për këtë ven nuk kanë bâ!E kanë përdor të gjitha partitë politike kosovare, sepse zdralanat e tana partive janë të njajtë, rrenca e agresivë, pra të rrezikshëm për ambientin social (e kanë përdor këtë fotografi madje edhe qarçe pro islamit politik në krejt Ballkanin qëndror) që pesë vjet rresht, tue u munu me shpif diçka rreth meje.
E para, mbështetës të klerofashizmit, duen me i thanë publikut se si H.M. pi raki, sëkëndejmi antifetar, kurse llymi i politikës kosovare dhe fashistat e Facebook-ut duen me dëshmu se H.M. po pi e han me pare t’popullit, kur më 2016 kam qenë vetëm gazetar, në nji medium privat, qysh jam dhe sot.Dhe kam shku me punu për Qeverinë, në vjeshtë 2017 me rrogë rreth 500 euro, tue lanë rrogën 1200 euro.Dhe kam dalë nga Qeveria me 3800 euro shpenzime (âsht publike) për dy vjet.
E dyta, deputeti antisemit (që e sheh andërr zhdukjën e Izraelit e ymri nuk ka me ia mbrri!?) Eman rrenci po do me thanë se H.M. po kcen në Pandemi!?Pra po rren hapun aq i lig që âsht, tue u mundu me e fsheh faktin se kjo shumicë parlamentare as që po lodhet për vdekjën e mesatarisht 25 njerëzve në ditë, tash e dhetë ditë!?Kjo âsht Kosova e rrencave, jo e idealeve shqiptare të viteve ‘90 -‘99 -2007 (sepse ata hapun kanë qenë kundër të gjitha proceseve shtetkrijuese) kur na ishim unik përball fashizmit serb.Emani, s’ka ide për mu, se âsht nji i metun me mendësi mesjetare, që e ka pasion me i poshtnu tjerët, por dihet se jo me kcy, por me rrejt âsht marre e vetposhtnim, sepse kush rren edhe vjedh edhe spiunon edhe vret!Me pi, me knu e ne kcy – në ndeja private e familjare e në kushte kur veni s’ka zi e trishtim – âsht krejt normale!Privatësi.
Me u veshë me pushtet, përmes rrene e me të dekē njerëzit pa e ndi dorën e shtetit, sepse shteti vetëm po asiston dekën në këtë vend, kjo âsht e trishtueshme.
P.S.Me këtë fotografi, llymi i kësaj shoqnie âsht ba aq bajat qe pesë vjet dhe sapo të kalojë Pandemia, unë u premtoj se kam me ua dërgu nji fotografi të re, tu kcy mbi tavolinë!Dhe unë nuk marr leje te pushteti për kângë e valle, sa herë që kam disponim të mirë!?Plasni zdrala!


T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































