Helmut Kohl – “Patriot gjerman por edhe patriot europian
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 01 July 2017
Në ceremoninë e përmortshme të zhvilluar në Strasburg, personalitete botërore vlerësuan lart figurën e kancelarit gjerman, Helmut Kohl, rolin e tij për Europën e bashkuar, marrëdhëniet transatlantike e ato me Rusinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vlerësoi lart figurën e Helmut Kohlit si kancelar i bashkimit të Gjermanisë, por ajo kujtoi edhe përvojën e saj personale në kohën e bashkimit të Gjermanisë, kur Kohl ishte kancelar dhe luajti rolin unik të tij. Pa Helmut Kohlin jetët e shumë njerëzve jetët e shumë njerëzve pas murit do të ishin ndryshe, përfshirë edhe jetën time, tha Merkel.
“I dashur kancelar federal Helmut Kohl, fakti që unë qëndroj këtu, ka të bëjë në masë të madhe edhe me Ju. Faleminderit për shanset që më keni ofruar….unë përkulem me nderim para Jush dhe kujtimit Tuaj – me mirënjohje dhe përulësi.”
Kohl “dinte të afrohej me njerëzit, ai interesohej për ta”, tha Merkel. Merkel e vlerësoi ish-kancelarin gjerman si ai që diti të ndërtonte marrëdhënie të mira jo vetëm me Francën, por edhe me Uashingtonin e Moskën.

Juncker: Mik i shtrenjtë
Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker i dha lamtumirën kancelarit gjerman duket përdorur një gjuhë personale dhe mjaft emocionale për t’u ndarë nga ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl. Kohl e ka shoqëruar atë si “mik i shtrenjtë” për një kohë të gjatë, tha ai. “Me Helmut Kohl na lë nje gjigand i pasluftës”, tha Juncker, që vlerësoi rolin e Kohlit si kancelar i bashkimit të Gjermanisë por dhe forcimit e bashkimit të Europës. “Helmut Kohl ishte një patriot gjerman, por edhe një patriot europian.” Mes këtyre të dyjave nuk ka pasur ndonjë mospërputhje, tha Juncker.

Bill Clinton me deklaratë dashurie
Ndërsa ish-presidenti amerikan, Bill Clinton e filloi me një deklaratë dashurie në drejtim të ish-kancelarit gjerman. “Unë e kam dashur atë, e kam pëlqyer shumë”, tha Bill Clinton, që u ndal me një humor melankolik tek oreksi i ish-kancelarit. Ish-presidenti amerikan i kushtoi vëmendje trashëgimisë politike të Kohlit. Ai u përball në kohën e tij me çështje të mëdha të politikës, dhe për shkak të përgjigjeve që ai dha, janë bashkë kaq shumë përfaqësues nga vende të ndryshme në këtë ceremoni të përmortshme, theksoi ish-presidenti amerikan. “Ai donte të krijonte një botë, në të cilën askush nuk dominon askënd.” Në fund Clinton e përmbylli me fjalët: “E bëre ashtu si duhet në jetë, prandaj ne që mundemi të jemi tani këtu, të duam për këtë.”

Medvedev: Rusia ishte pjesë e Europës për Kohl
Ndërsa në vlerësimin e kryeministrit rus, Dmitri Medvedev u evokuan marrëdhëniet e ngushta të Helmut Kohlit me vendin e tij, Rusinë. Për ish-kancelarin, Rusia ishte pjesë e një Europe të bashkuar, tha Medvedev në Strasburg. “Për të kjo ishte pjesë e një shtëpie të përbashkët, pa gardhe me gjemba.” Për kryeministrin rus, Kohl ishte një “person i së ardhmes” dhe “arkitekti i botës së sotme”.

Macron: “Ai donte të ndërtonte ura jo gardhe”
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron e nderoi Kohlin si mikun e madh të Francës. “Ai donte të ndërtonte ura jo gardhe”. Presidenti francez kujtoi afrimin e dy vendeve në vitet 80-të dhe miqësinë e Kohlit me presidentin francez, François Mitterrrand. “Helmut Kohl na dha dorën”, tha presidenti 39 vjeçar duke theksuar se “për gjeneratën time, Helmut Kohl është pjesë e historisë europiane”. Macron përforcoi në Strasburg vullnetin për të bashkëpunuar me Gjermanisë dhe Angela Merkelin.
Në fund Emmanuel Macron që fjalimin e mbajti në frëngjisht iu drejtua sallës gjermanisht – “Nuk kemi asnjë arsye për t’u dorëzuar. Ne kemi shumë më tepër arsye për të pasur një optimizëm realist.”

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...


































