Lajme

Helmohen 15 nxënës nga Mitrovica gjatë një ekskursioni

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 20 May 2022

Drejtori QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, ka thënë se 15 nxënës janë helmuar në një restorant në periferi të Mitrovicës gjatë një ekskursioni.

Ai ka thënë se nxënësit janë paraqitur në QKMF me të vjella, barkqitje e kokëdhembje, por se nxënësit janë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Gazeta Infokus.

Këto detaje Sylejmani i dha në një lidhje direkte me RTK-në, gjatë edicionit të lajmeve të këtij mediumi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera