Lajme

Helmimi nga uji Han të Elezit, MSH tregon se çfarë baktere u gjetën nga analizat

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 14 July 2022

Ministria e Shëndetësisë të enjten ka dalë me një komunikatë për media dyshimet për helmim në Han të Elezit, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se janë marrë mostra nga fshati Gorancë dhe Seqishtë.

Ministria njofton se për analiza fiziko-komike dhe bakteriologjike janë marrë mostra në fshatin Gorancë, tek rezervoari kryesor i cili futet me rënie të lirë në rrjetin shpërndarës të fshatit dhe në disa shtëpi private që furnizohen me ujë nga ujësjellësi lokal i fshatit, të cilat janë analizuar në Qendrën Laboratorike Testuese në IKSHPK-së.

-Advertisement-

Ndërkaq, është bërë e ditur se dy mostrat që janë marrë në fshatin Seqishtë dhe Gorancë me datë 11.07.2022, sipas aspektit fiziko-kimik janë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA 16/2012.

“Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale.

Nga mostrat e fecesit të rasteve simptomatike janë izoluar E.coli Enteroaggregative (EAEC) dhe Norovirus GI/GII.”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Gjithashtu, MSH njofton se brenda 24 orëve janë paraqitur 34 raste në Ambulancën e Mjëkesisë Familjare në fshatin Gorancë dhe 13 raste të tjera në Qendrën e Mjekësisë Fmailjare në Han të Elezit.

“Të gjitha rastet ishin nga fshati Gorancë dhe kishin simptomatologji të njëjtë me: ethe, temperaturë, kokëdhembje, mundim, vjellje dhe barkqitje.

Nga banorët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nuk ka të hospitalizuar dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes”, njofton MSH.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë edhe disa rekomandime.

“1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109).

2. Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset tjera që kanë ujë të sigurtë.

3. Te instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor.

4. Te përcjellet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e Cl rezidual.

5. Marrja e të gjitha masave për njoftim dhe vetëdijësim të qytetarëve për situatën e krijuar.

6. Rekomandimi kryesor: Komuna pas përfundimit të instalimit të sistemit të klorizimit, vendosjes së orëmatëseve dhe sanimit të rezervuarit kryesor, të ia dorëzoj KRU “Bifurkacioni“-it në menaxhim”, thuhet në rekomandimet e IKSHPK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera