Lajme

Helmimi në Deçan, 25 pacientë në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 13 July 2021

Gjendje e njëjtë në Deçan, nuk ndalet fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Qytetarët e Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore pas helmimit.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare po vazhdojnë të drejtohen çdo ditë qindra banorë. Disa prej tyre në gjendje me të rëndë janë referuar për në Spitalin regjinal të Pejës.

-Advertisement-

Drejtori i QKMF’së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për Gazetë Infokus se brenda një ditë ofruar trajtim mjekësor te mbi 400 qytetarët. Ai shton se fluksi i banoreve ka qenë edhe dje njësojë si ditët paraprake. “Gjendja e pacienteve është nën kontroll të gjithë pacientët që i ofrojmë shërbime shëndetësore pas marrjes së terapisë shkojnë në shtëpi dhe për momentin nuk kemi ndonjë shqetësim nga pacientet që i ofrojmë ndihmë. Ditën e djeshme ka qenë fluksi i njëjtë si një ditë përpara ndërsa sot pasdite dalim prap me të dhëna të tjera”, ka deklaruar ai.

Berisha shton se 25 raste i kanë qenë në një gjendje më të rëndë për këtë arsye i kanë drejtuar në spitalin regjional të Pejës.

“Prej 800 rasteve që i kemi pas deri më tani vetëm 25 raste i kemi referuar në spitalin regjional të Pejës dhe ato raste janë në gjendje të mirë tani. Dje kanë kërkuar ndihmë diku 426 persona”, ka thënë ai.

Ndryshe dyshime për këtë helmim të qindra banorëve të Deçanit fillimisht ka qenë nga uji i pijes.

Por Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se uji që vinte nga Hidrodrini nuk ka qenë i kontaminuar. Mirëpo sipas tij duhet të pritet deri në rezultatet përfundimtare.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ka kërkuar veprim të autoriteteve përgjegjëse./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera