Lajme

Helmimi i mbi 50 dasmorëve, AKU mbyll restorantin

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 17 Gusht 2017

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka vendosur sot të mbyllë restorantin ku u helmuan mbi 50 dasmorë nga Shijaku. Sipas AKU-së, restoranti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e plotë të analizave, për të kuptuar se çfarë i helmoi dasmorët.

Mbi 50 dasmorë në Shijak janë helmuar nga ushqimi që hëngrën në lokal dhe kanë përfunduar në spitalin e Durrësit. Ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

-Advertisement-

Ndërkaq, disa nga dasmorët që ishin më rëndë, të moshave 55, 32, 42, 49,  57, 43 vjeç, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy