Kulturë

Helena Kadare do të nderohet me “Hartën e Artë të Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 07 October 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet nesër me shkrimtaren Helena Kadare, të cilën do ta nderojë me “Hartën e Artë të Kosovës.”

Autorja e romanit “Një grua nga Tirana”, do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor.

Haradinaj deri tani u ka dhuruar personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare këtë simbol.

-Advertisement-

Prej atyre që janë nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, janë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, humanistja e njohur serbe, Natasha Kandiq, si dhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ndryshe, Helena Kadare është bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera