Uncategorized

Hekurudhë me shpejtësi 600 km/h

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 24 December 2021

Administrata Kombëtare e Hekurudhave e Kinës shpalli të enjten një plan teknologjie dhe inovacioni për periudhën e planit të 14-të pesëvjeçar (2021-2025). Plani përfshin kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të fundit, të tilla si një sistem hekurudhor magnetik me shpejtësi 600 kilometra në orë dhe një sistem transporti në tuba me trysni të ulët ajri, një koncept i popullarizuar nga sistemi i ashtuquajtur i “hiperlakut” i propozuar nga Elon Musk.

Administrata Kombëtare e Hekurudhave përcaktoi shtatë kategori objektivash për vitin 2025, të cilat përfshijnë projektimin e trenave më të shpejtë “Fuxing” që mund të transportojnë më shumë mallra, zhvillimin e teknologjive për shpimin e tuneleve 30 kilometra në terrene të ndërlikuara, zbatimin sistematik të lundrimit satelitor “Beidou” dhe teknologjisë 5G në rrjetin hekurudhor dhe rritjen e efikasitetit të energjisë për mbrojtjen e mjedisit.

Të tjera