Lajme

Hekuran Murati prezanton para deputetëve projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 13 May 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në seancën e Kuvendit ka prezantuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Ai para deputetëve tha se projektligji ndër të tjera mundëson që ministri i Financave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social.

“Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale. Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro. Ky projektligj
e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, siç e kemi ngërçin tani në këshillin ekonomiko-social. Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, tha ai.

-Advertisement-

Murati u kërkoi deputetëve ta votojnë projektligjin dhe të vazhdohet tutje për rritjen e pagës minimale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera