Lajme

Hekuran Murati në vitin 2016 krahasonte pagat e veteranëve të UÇK-së me ato të mercenarëve

Autori: Islam Morina 18:23 | 29 June 2022

Në vitin 2016 Hekuran Murati, ishte në opozitë dhe kishte krahasuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me mercenarët që luftojnë për atë që i paguan më shumë.

Ministri Murati, aso kohe thoshte se lufta e Kosovës kishte zgjatur vetëm tre muaj, duke harruar se lufta në Kosovë ka zgjatur pothuajse dy vite, mirëpo më e rënda e tij ishte se ai thoshte që për ata tre muaj siç pretendonte ai se kishte zgjatur lufta, më lirë do të na kushtonte sikur t’i paguanim 20 mijë mercenarë se sa t’u ipet paga veteranëve të UÇK-së, shkruan gazeta Infokus.
“Kta tre muj lufte te një ushtrie guerile dojnë me na dale shume ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt.

Bile edhe mercenare me pas angazhu na kish dale ma lire-3 muj ka 2 mije euro bajne 6 mije euro per kry-20 mije mercenare (te pergatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue vec 120 milione euro gjithsej. Edhe as faleminderit s’kish pase nevoje me ju thane”, kishte shkruar murati në statusin e tij ku kishte folur për pagesat e veteranëve .

-Advertisement-

Statusi i tij i plotë:

“Përderisa pagesa për veteranet po don me kalu 100 milionë euro ne vit, për vitin 2016 buxheti për FSK-në asht veç 45.1 milionë euro. Për vitet 2017 dhe 2018 shkon tu ra madje, 44.8 dhe 44.6 përkatësisht.

Kta tre muj lufte te një ushtrie guerile dojnë me na dale shume ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt.

Bile edhe mercenare me pas angazhu na kish dale ma lire-3 muj ka 2 mije euro bajne 6 mije euro per kry-20 mije mercenare (te pergatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue vec 120 milione euro gjithsej.

Edhe as faleminderit s’kish pase nevoje me ju thane”, kishte shkruar asokohe ministri i tashëm i financave Hekuran Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera