Lajme

Hekuran Murati ironizon me deputetët e PDK-së: Erdhën te ulësja ime për t’u vetëmbrojtur

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 14 July 2023

Ministri i Financave Hekuran Murati ka folur për përleshjen e djeshme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi të depuetëve të PDK-së, duke thënë se ajo e shfaq nëse ishte aksion spontan apo i paramenduar.

“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë”, ka shkruar sot Murati.

-Advertisement-

Se kush kë e sulmoi, Murati thotë se qytetarët e kanë parë në video, duke shtuar se shpreson që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.

Po ashtu, ministri i Financave ironizoi me deklaratat e deputetëve, për të cilët tha se e kanë sulmuar.

“A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera