Lajme

Hekuran Murati dhe Faton Peci dalin nga Kuvendi, tregojnë a ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 13 July 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci janë larguar nga Kuvendi i Kosovës, pas përleshjes që u bë në mes të ministrave, pushtetit dhe deputetëve të PDK-së.

Ata janë parë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore derisa nuk kanë pranuar të prononcohen për Gaztën Infokus vetëm kanë deklaruar se brenda Kuvendit nuk ka pasur të lënduar.

Kujtojmë se përleshja nisi pas vendosjes së disa fotografive ku shkruhej “Zdravo” pas kësaj zv. Kryeministri Besnik Bislimi e shqyen njërën letër dhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, hedh ujë në drejtim të kryeministrit dhe Bislimit e më pas Bislimi ia hedh shishen në kokë.

-Advertisement-

Më pas përfshihen të gjithë në konflikt dhe ndërhyn edhe mbrojtja e afërt e kryeministrit dhe sigurimi i Kuvendit./Gazeta Infokus/

Pamja e realizuar nga Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera