Sport

Hekuran Kryeziu vjen me një deklaratë të fortë para ndeshjes me Spanjën

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 30 March 2021

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Spanjën, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeziu ka thënë se janë të gatshëm për të luajtur ndaj Spanjës si dhe ka shtuar së është kënaqësi mu përballë me ekipin më të mirë në botë.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë me Suedinë, ne e kemi analizuar atë ndeshje dhe jemi të gatshëm për Spanjën. Është kënaqësi të luajmë kundër Spanjës dhe mendoj se jemi të gatshëm dhe të fokusuar të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Do të mundohemi të japim më të mirën nga kjo ndeshje”, u shpreh Kryeziu.

-Advertisement-

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në qytetin e Sevillas dhe i takon Grupit B të ciklit kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera