Haziri: Vuçiq e evitoi njohjen de jure të Kosovës në mënyrë të suksesshme
Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 21 February 2023
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se presidenti serb Aleksandar Vuçiq arriti të shmangë suksesshëm njohjen e Kosovës përkundër presionit ndërkombëtar.
Haziri shpjegon se Kosova nuk guxon të ulet në tavolinë ku nuk përmendet njohja de-jure e pavarësisë nga Serbia dhe të arrihet marrëveshja finale e normalizimit të marrëdhënieve.
“Vuçiq e evitoi njohjen de jure të Kosovës në mënyrë të suksesshme. Nuk guxon të shkojë në tavolinë pa një kërkesë për marrëveshjen finale ku është njohja de-jure e jo vetëm de-fakto. Tani a mund të rezultojë një marrëveshje në fund të tregimit e pasuksesshme për të dy, është çështje që negociatat e tregojnë”, tha ai.
Tutje Haziri shton se në kohën kur ishte sjellë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes së Asociacionit, LDK ka qenë në opozitë.
“Në negociata të jetë më kokëfortë se sa në disa procese të brendshme. Kur e ka parë që në rrugë nuk po ka rezultat është futur në Kuvend dhe e ka paralizuar. E ka paralizuar sallën që përfaqëson vendin. Tani është kryeministër dhe tani i takon t’i bartë proceset. Qëndrimi i tij dhe i VV-së ka qenë kundërshtues prej fillimit. LDK ka qenë në opozitë kur e ka nënshkruar Asociacionin Thaci. Por e kemi votuar ratifikimin dhe letërkëmbimin e zonjës Mogherini. Ia kemi bërë vetes rolin tonë në këtë proces. Për neve një kohë ka qenë i papranueshëm”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...
-
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sipas të dhënave të Qendrës...
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...
-
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës s...
-
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, k...
-
Kurti: Rryma u shtrenjtua në krejt Evropën, jo veç te ne, tani situata është stabile
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritj...
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...