Lajme

Haziri tregon pse Osmani mbrëmë nuk ishte në stadiumin”Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 15 October 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka përsëritur sërish se  me Vetëvendosjen ende nuk është diskutuar kurrëfarë ndarje ministrore, dhe se pritet çerfitikimi i zgjedhjeve nga KQZ.

Haziri mes tjerash tregoj edhe pse Vjosa Osmani nuk ishte mbrëmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të ndjekur ndeshjen Kosovë-Mali i Zi, shkruan gazeta inFokus.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.

Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera