Lajme

Haziri thumbon Abazin: Oportunistët politikë, po mundohen të mbulojnë veten nën çadren e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 26 March 2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar lincimin që sipas LDK po u bëhet atyre përmes rrjeteve sociale dhe deklaratat e akuzat që po bëhen në adresë të kësaj partie.

Haziri ka thënë se LDK nuk e ka në kulturën e saj të bëjë lincime publike apo të largojë njerëz nga përmes dritareve.

Ai duke i quajtur oportunistë politike e e njerëz që kanë ndërruar shumë parti thotë se këta po mundohen të mbulojnë veten nën cadrën e lidershipit të Albin Kurtit.

-Advertisement-

“LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese. Opurtonistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit:, shkruan ai.

Haziri thotë se nuk po I kupton ata të cilët po këkrojnë azil politik te Albin Kurti.

“Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti. Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!”, shkruan Haziri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera