Lajme

Haziri thotë se sot arrihet marrëveshje me LVV’në, qeveria ndahet në këtë menyrë

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 14 December 2019

Takimet e stërzgjatura për të arritur një marrëveshje ndërmjet LDK’së e LVV’së, si duket sot do të përfundojnë.

Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta inFokus.

Hazir në një prononcim për portalin MediaFokus ka thënë se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

-Advertisement-

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.

“Qeveria me 12 ministri, sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa kryeministrin e jep LVV”, ka thënë Haziri.

Për Kuvend dhe Presidencë, kandidati do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK’ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera