Lajme

Haziri takohet me drejtorin e KEDS’it, diskutohet për një stadium ndihmës

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 22 June 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është takuar me drejtorin e Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan, për bashkëpunimin e realizmit të disa projekteve, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas një njoftimi nga Komuna  e Gjilanit thuhet se u bisedua edhe për kyçjen e një stadium ndihmës si  dhe dislokimin e rrjetit 35 kV në qytet.

Komuna, me këtë rast, ka ofruar bashkëpunimin për të gjithë këto kërkesa dhe ndihmë për kryerjen e shumë punimeve sipas nevojës.

-Advertisement-

Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e KEDS-it për pritjen, bashkëpunimin dhe për investimet që ka bërë në Gjilan.

“Jam i kënaqur me investimet e KEDS-it. Shtrirja e rrjetit nëntokësor dhe dislokimi i shtyllave është mjaft e rëndësishme për ne. KEDS ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të gjitha kërkesat tona”, tha Haziri.

Drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan, u zotua se që nga java që vjen do të inspektojnë punimet afër stadiumit e qytetit për të instaluar rrjetin nëntokësor dhe dislokimin e shtyllave në këtë pjesë.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera