Lajme

Haziri: Ta definojmë deri në detaje reciprocitetin

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 28 February 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij, reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe.

“Tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha.

-Advertisement-

Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës”, ka shkruar Haziri.

Tutje Haziri ka kwrkuar nga qeveria tw qartwsoj në detaje reciprocitetin.

“Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurtë dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera