Lajme

Haziri shpreh ngushëllime për vdekjen e babit të dëshmorit Nuhi Berisha

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 28 June 2017

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babit të dëshmorit Nuhi Berisha.

Haziri përmes një postimi në facebook ka kujtuar se vitin e kaluar kuvendi i Gjilanit e ka shpallur qytetar nderi Rexhep Berishën , babin e Nuhi Berishës, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Hazirit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Me dhembje të thellë e mora kumtin e ndarjes nga jeta të atdhetarit, Rexhep Barisha, babai i kolosit, Nuhi Berisha. Baca Rexhë ishte për të gjithë ne i veçantë, për qytetin poashtu dhe si i tillë gjithmonë do ta mbajmë në kujtime këtë burrë të madh të Gjilanit. Me qëndrimin e vendosur për lirinë e Kosovës, ai gjatë gjithë jetës ka qenë në krah të organizimeve dhe iniciativave, që kishin të bëjnë me lirinë e Kosovës. Jam krenar që me iniciativën time, Kuvendi i Gjilanit vitin e kaluar e shpalli Qytetar Nderi. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij. LH”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera