Haziri reagon për letrën e Gërvallës në KiE: Përse tinëz Presidentes

Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 16 May 2024
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka bërë një zotim për hartimin e një Drafti për Asociacionin pa koordinim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Haziri ka përmendur letrën e më hershme të dërguar nga Osmani, Konjufca e Kurti, dhe ka thënë se nëse krerët e shtetit s’janë të besueshëm, kush tjetër duhet të jetë.
Sipas Hazirit, kjo qeverisje “e ka zvarritur për tokë këtë Republikë, por mos na bëni të besojmë se Republika është e përkohshme deri në fund të majit”.
Reagimi i plotë:
Përse letërzotimi dhe përse tinëz Presidencës?!
Kush mund të besojë që paska edhe këso qëndrimesh me adresu letër në ditën e anëtarësimit në KiE, në kohën kur Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari Kuvendit e kanë nënshkruar letërzotimin pikërisht për KiE dhe pikërisht për anëtarësim?!
Përse ky letërzotim tash dhe përse tinëz Presidentes?
Kur këta eksponentë nuk janë të besueshëm, kush tjetër duhet të jetë?!
E keni zvarritur për tokë këtë Republikë, por mos na bëni të besojmë se Republika është e përkohshme deri në fund të majit. Për ju ndoshta, por për shqiptarët kjo Republikë themelet i ka hedhë me 2 korrik 1990 dhe me 17 shkurt ka finalizuar sovrantetin. Nuk lëvizin kurrë më poshtë, por vetën më lartë me miqtë e familjen europiane, në NATO, fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie speciale dhe permanente me ShBA.

Të tjera
-
NISMA abstenon sërish për Albulena Haxhiu kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuv...
-
Haxhiu dështon përsëri të zgjidhet kryeparlamentare, ndërpritet seanca
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar si kryetare të Kuvendit të K...
-
VV propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuv...
-
Arbër Rexhaj tregon nëse do të propozohet një emër tjetër në vend të Albulena Haxhiut
Deputeti i zgjedhur nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka folur...
-
Nis seanca e Kuvendit, 117 deputetë në sallë
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për të herë të pestë sot ...
-
Veton Berisha: Deputetët t’i thërrasin mendjes nuk shkohet kështu me bllokadë të pafundshme
Deputeti Veton Berisha është deklaruar për media pak para fillimit të seancës...
-
Lumir Abdixhiku tregon se do të padisin Albin Kurtin, kjo është arsyeja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur pa...
-
Haradinaj tregon pse kanë propozuar Saranda Bogujvecin, tregon nëse Duda Balje është bërë pjesë e grupit parlamentar të AAK-së
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket...
-
“Avni Dehari nuk ka asnjë rol tjetër përveç për procedurën e seancës”, Haziri tregon a po marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga VV
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur para vazhdimitë të seancës ko...
-
“Ndoshta e votojmë”, Emilija Rexhepi hedh dyshime mbi votën e saj para nisjes së seancës konstituive
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për ...
-
Për çfarë po konsultohet LVV-ja me partitë tjera? Haxhiu thotë se mbajnë “qëndrimin e njëjtë”
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë n...
-
“Cili ngërç”, Sveçla s’tregon nëse kanë bërë ndonjë marrëveshje për votimin e Albulena Haxhiut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur i habitur nga...