Lajme

Haziri reagon pas sulmit ndaj ish-kryetarit të OVL-së

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 27 November 2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar ashpër sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj ish- kryetarit të OVL UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku, i cili është sulmuar nga një person nga fshati Uglar.

“Në këtë ditë feste për shqiptarët, me shqetësim e kam marrë lajmin nga mediat për sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj Ahmet Daku. Këtë akt e dënoj ashpër dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më parë. Kjo nuk është mënyra për të zgjidhur pakënaqësitë, por janë organet përgjegjëse që trajton çdo mosmarrëveshje e pakënaqësi”, ka thënë Haziri.

Gjatë ditës është raportuar për sulmin fizik ndaj Daku në vendin e tij të punës si inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, nga një person nga fshati Uglar.

-Advertisement-

Lexo edhe: Sulmohet fizikisht ish-kryetari i OVL-së pasi nuk e futi një person në listën e veteranëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera