Haziri i përgjigjet Muhaxherit: Je njeri i mirë, por LDK e ka kryetarin!
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 12 April 2018
Të shtunën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është kthyer në Kosovë pas një qëndrimi disa javor në Gjermani për shkaqe shëndetësore.
Pas kthimi të tij, Mustafa i ka mbledhur nënkryetarët e partisë ku edhe u ka thënë se ka nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik edhe për një kohë në Kosovë.
Në anën tjetër LDK-ja së fundi është duke kërkuar edhe mocion për rrëzimin e qeverisë dhe dërgimin e vendit sa më parë në zgjedhje nacionale.
Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar nënkryetarin e LDK-së, njëherësh të parin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është shprehur se LDK është e gatshme kurdoherë për zgjedhje në vend.
“Jemi të gatshëm në çdo kohë që edhe nëse ndodhë në proces të jashtëzakonshëm që të jemi pjesë e procesit. Në asnjë mënyrë ne nuk shohim ndonjë zbrazëtirë apo problem organizativ në këtë drejtim”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se Isa Mustafa është i gatshëm të marrë vendime dhe se kthimi i tij në Prishtinë është shumë domethënës.
“Në baza ditore, kryetarët dhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të funksionojë por kthimi i Isa Mustafës në Prishtinë e lehtëson këtë menaxhim ditor të punës meqë për vendimmarrje ai do të jetë aktiv dhe do të jetë në Prishtinë”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, i pari i komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër kurdo që mbahen zgjedhjet.
“Besoj që unë duhet të jem kandidatë për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri në RTV Dukagjin.
E pas kësaj deklarate, Haziri ka thënë se LDK ka një kryetar i cili merr vendim dhe se të tjerët i kanë detyrat e veta por që nuk ka përjashtuar faktin se për të Muhaxheri është një njeri i mirë dhe kryetar i mirë i Pejës por duke mos shtuar diçka më tepër.
“Ne kemi kryetar të LDK-së dhe natyrisht kryetari i LDK-së është Isa Mustafa, dhe të tjerët i kanë detyrat e tjera. Gazmend Muhaxheri është shumë i mirë, definitivisht. Edhe kryetar i Pejës edhe njeri i mirë”, ka përfunduar Haziri.
Pas largimit të Mustafës nga Kosova për disa javë, në vend ishin përmendur shumë emra të cilët mund të zëvendësojnë atë një ditë në krye të LDK-së. Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe disa të tjerë.

T� tjera
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...
-
“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ...
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...






























