Haziri për Asociacionin: Pa njohjen nga Serbia nuk ka vlerë asnjë ujdi

Autori: Gazeta inFokus
17:44 | 30 January 2023
Amerika ka theksuar domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kundër themelimit është kategorikisht partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila nuk ka ndryshuar qëndrim as pas trynisë ndërkombëtare së fundmi.
Lidhur me këtë situatë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se pa njohjen nga ana e Serbisë, nuk ka vlerë asnjë ujdi.
“Situata aktuale po krijon rrethana të reja karshi dialogut Kosovë – Serbi. Natyrisht se në mandatin Kushtetues i vetmi institucion i cili mund të negociojë është Qeveria e Kosovës. Forcat politike, përfshirë LDK-në, thonë se Qeveria është autoriteti negociues dhe se njohja nga ana e Serbisë është rezultati final që ne e presim nga procesi. Asgjë më pak se njohja për LDK nuk vlen. Pa njohjen si rezultat final nuk ka vlerë asnjë ujdi”, tha ai për Front Online.
Numri dy i LDK-së tutje theksoi se nuk i sheh zgjedhjet si opsion për zgjidhjen e problemit të Asociacionit.
“Nuk shoh që zgjedhjet janë zgjidhje të këtyre telasheve. Nuk është prodhuar akoma krizë karshi kësaj situate. Në çdo rrethanë nuk shihen si opsion zgjedhjet”, potencoi Haziri.
Haziri tregoi për kontributin e vetëm që mund të japin si opozitë në procesin dialogues me Serbinë.
“Roli jonë është vetëm në Kuvend. Qeveria duhet me mandat kushtetues me çu procesin përpara dhe me marrë njohjen prej Serbisë. Dialogu është i vetmi opsion. Mandatar është kryeministri Kurti. Presim njohje”, tha ai.
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.
Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
Drafti përcakton se Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është organi përgjegjës për ndryshimet e Statutit.
“Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga sa vijon dhjetë komuna dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Komunitet është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, largim nga anëtarësimi dhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë përcaktohen me këtë Statut. Asociacioni/Bashkësia nuk do t’i zëvendësojë apo zvogëlojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, siç parashihen Kushtetutën e saj dhe të parapara me sistemin juridik”, thuhet tutje në pikat që përbëjnë draftin.
Sipas këtij drafti, aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë bazohen në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e saj, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale, si dhe respektimin e dispozitave për mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve të ngulitura në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...