Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 13 September 2024
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën por NATO-n.
“Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosoves. Ne, me resistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet”, shkroi Haziri ndër të tjera.
Tutje ai ka shkruar se Kosova duhet të mos bie në hendekun e Serbisë.
“E mira e Kosovës është mos të bie në hendekun e Serbisë. Kjo Qeveri, e cila me veprimet e saja populliste e për konsum politik, po luan me sentimentin tonë. Politikë shumë e gabuar që po na izolon nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar”, tha Haziri.
Postimi i plotë:
Asgjë e re prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo është luftë hibride që ka qenë potenicial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO. Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s.
Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosoves. Ne, me resistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet.
E mira e Kosovës është mos të bie në hendekun e Serbisë. Kjo Qeveri, e cila me veprimet e saja populliste e për konsum politik, po luan me sentimentin tonë. Politikë shumë e gabuar që po na izolon nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar.
Vuçiq e di që as Aleksandri i parë i Serbisë më 1920, as Aleksandri i dytë më 1956 dhe as ky i treti nuk mund ta mbajnë Serbinë në Kosovë si okupatore. Republikq e Kosovës është kompromisi më i madh i shqiptarêve dhe zgjidhja më e mirë për të gjithê ata që jetojnê nê Kosovê. Thjeshtë, do ta ketë fatin e atyre dy të parëve.
Vuçiq përfaqëson politikën e kushtëzimeve dhe marrëdhëniet e kushtezuara tash e 35 vite të Serbise, si mjeti i vetëm politik që ka. Ata janë mësuar me marrëdhenie të tilla me sanksione ekonomike, financiare, kufizime e deri në luftëra. Edhe ky kushtëzim s’i kalon, por arsyetimi i tij po gjenë solidaritet fatkeqësisht, per shkak të dështimeve në qeverinë Kurti.

Të tjera
-
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Përhapën panik, po duan ta bartin problemin te qytetarët
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj pa...
-
Presidenti i Kolumbisë pretendon atentat ndaj tij – fajëson grupin e shqiptarit Dritan Gjika
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka ngritur akuza të rënda ndaj një gru...
-
Protesta e bizneseve, Policia vjen me një njoftim
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 ...
-
Tahiri: ZRrE-ja e varur nga Vetëvendosja, shpresë mbeten gjykatat
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa ar...
-
Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka hedhur kritika ndaj Qeve...
-
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën ...
-
Kurti reagon pas hapjes së pikës kufitare Glloboçicë–Jazhincë: Po lehtësohet lëvizja me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkal...
-
Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka reaguar pas deklaratës së ti...
-
Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën e...
-
Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”
15 dëshmitarë, nga 125 sa folën me zë, i patën ekspertë e ish shërbyes ndërko...
-
‘Partia fituese duhet të bëjë aleanca me partitë tjera’ / Ambasadori suedez flet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për ngërçin në Kuve...
-
Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...