Lajme

Haziri në Malishevë: Kosova nuk është plaçkë e askujt, por e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 05 June 2017

Me surle e tupana e kanë mirëpritur sot Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe kandidatët për deputet të LDK-së, Malisheva e Epërme, Malisheva e Poshtme dhe Capari, në një tubim madhështor, ku salla e shkollës ishte e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e partisë së Ibrahim Rugovës.

Haziri, është emocionuar tejmase me këtë masovitet dhe këtë pritje të jashtëzakonshme të malishevasve.

“Malisheva vec po bëhet më madhështore dhe më solidare. Para juve po ju them se është sevap me i denu ata që i bënë keq Kosovës sepse Kosova nuk është plaçkë e askujt, por është e qytetarëve, baballarëve, mësuesve e mjekëve. Ne duhet t’i kthehemi punës e jetës dhe të mos merremi me mburoja politike e memoriale. Gjilani e Kosova nuk i duron ‘Ali Babat’ me 40…”, tha Haziri, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera