Lajme

Haziri: Më mirë zgjedhje me marrëveshje, sesa me mocion

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 26 April 2018

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk ka hequr dorë nga kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Haziri, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se LDK do të presë edhe pak kohë, për t’i lënë mundësinë partive që të arrijnë konsensus për çështjet e rëndësishme për vendin.

Sipas Hazirit, duhet të shihet se për sa kohë kryhen këtë procese, dhe se cila është periudha kohore që mund të realizohen ato.

-Advertisement-

Pastaj, ka thënë Haziri në T7, partitë duhet të flasin për kohën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka thënë se LDK parapëlqen arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet, sesa rrëzimin e Qeverisë për ta çuar vendin në zgjedhje brenda 40 ditësh.

“Më e mira është të shkohet përmes një date për të cilën pajtohen të gjithë”, ka thënë Haziri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera