Lajme

Haziri: Marrëveshja me Vetëvendosjen qështje ditësh

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 04 December 2019

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se marrëveshja me Vetëvendosjen është qështje bisedash dhe do të bëhet.

Ai tha se duhet të keni pak durim dhe besim sepse qeveria do të bëhet para Vitit të Ri, shkruan gazeta inFokus.

“Keni edhe pak durim edhe besim se marrëveshja do të ndodhë. Është qështje bisedash dhe me vetë faktin që ne nuk po e cilësojmë si negociata mes palëve por kemi thënë në shumicën e rasteve që jemi tu bisedu për me bë ndërtimin e koalicionit”, tha Haziri.

-Advertisement-

Ai tha se për vetë faktin që kanë arritur 90% të marrëveshjes zhvillimet e fundit nuk do të kenë ndikim në ndërtimin e koalicionit.

“Jemi duke ndërtu koalicion në mirëbesim dhe me vetë faktin se 995 e marrveshjes është gati është kapitalizu është ndërtu nuk mund të ndodhë që kjo e fundit dhe këto zhvillime të funsit të mund ta dëmtojnë vullnetin e mirë të dy palëvë për të ndërtuar një qeversije të koalicionit”, tha ia në një lidhje live në “Debat” të RTK-së.

Ndërsa sa i përket takimit të së mërkurës për të cilin u raportua se u anulua nga lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, Haziri tha se ishte vetëm pritje dhe nuk ishte paralajmërim për takim.

“Nuk ka qenë paralajmërim ka qenë pritje e qytetarëve e partive politike por edhe pritje e imja sepse ne kemi punu gati dy vjet e dy muaj me ndërtu kapitullin e bashkëpounimit në mes të VV-së dhe LDK-së”, tha ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera