Lajme

Haziri: LDK po rikthehet

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 06 Shtator 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, duke thënë se tashmë e kanë edhe programin e edhe projeksionin buxhetor.

“Nesër nëse ka vullnet ne shkojmë në zgjedhje, edhe e kemi programin edhe projeksionin buxhetore”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.

Haziri ka thënë se LDK’ja garon vetëm për vendin e parë, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili mbrëmë tha se edhe nëse ka zgjedhje, gara do të jetë për vendin e dytë.

-Advertisement-

“Ne jemi LDK, një LDK e cila po rikthehet. Rikthimi i vogël veçse ka ndodhë në pushtet lokal, e rikhtimi i madh do të ndodhë në qeverisje”, ka thënë Haziri.

“LDK’ja garon vetëm për vendin e parë. Ne e kemi identifiku fajin tonë pse kemi dalë parti e dytë e tretë. Sipas sondazheve, LDK’ja është rikuperu”, shtoi Haziri.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy