Haziri: LDK-ja nuk bashkëqeverisë me manipuluesit e opinonit!
Autori: Gazeta inFokus
21:17 | 11 July 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdon të jetë konsistente në vendimin e saj për mos bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në mandatin e ardhshëm.
Kështu i tha portalit “Gazeta Blic” nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili njëherit është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit.
Haziri, duke i konsideruar si manipulim të publikut deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA lidhur me numrat për krijimin e qeverisë së re, thotë se këta të fundit nuk duhet të llogarisin në përkrahje të LDK-së.
“LDK-ja ka marrë vendimin e saj sa i përket kësaj çështje dhe ai nuk ndryshon për asnjë kusht, këta që po e manipulojnë opinionin se i kanë siguruar numrat për krijimin e qeverisë nuk do ta kenë mbështetjen e LDK-së”, tha Haziri.
Ndërsa i pyetur për takimin me Vetëvendosjen dhe mundësitë për bashkëpunim për formimin e qeverisë, nëse këtë gjë nuk arrin ta bëjë koalicioni PAN, Haziri theksoi nuk mund të arrijnë ndonjë marrëveshje pa ndërtuar një platforme të re shkaku i raporteve të tyre të më hershme politike.
“Me Vetëvendosjen kemi pas një takim, temat që i kemi diskutuar i kemi bërë publike, besoj do të kemi edhe takime të tjera, por pa krijimin e një platforme të re nuk mund të kemi bashkëpunim pasi që siç dihet Vetëvendosje ka kundërshtuar LDK-në edhe me protesta”, u shpreh nënkryetari LDK-së.
Por pavarësisht kësaj situate nga PDK-ja, ende presin partneritet me LDK-në. Është nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti i cili në emisionin “Imazh” të RTK-së deklaroi se beson edhe në një bashkëpunim me LDK-në, pasi që sipas tij, veprimi ndryshe i kësaj të fundit nuk do të ishte në interes të vendit por as të saj.
Formimi i institucioneve
Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë. Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Më pas, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota).
Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.
Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre./Gazeta Blic/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































