Haziri: Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas

Autori: Gazeta inFokus
23:13 | 04 October 2022
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se po dëshmohet që kryeministri Albin Kurti nuk është në qeveri për të qeverisur, por për të krijuar dramë e për t’u viktimizuar më pas.
Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për siç ka shkruar ai, sjelljen e tij me qytetarët, duke e quajtur të ligë, idhnak dhe të padinjitet.
Ai gjithashtu ka thënë se mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se bëm procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi./IndeksOnline/
Postimi i plotë:
Përkitazi me situatën dramatike të krijuar nga kryeministri Kurti, po e përsëris statusin e para disa ditëve për krejt ata që nuk e kanë lexuar, me një koment shtesë pasi u dëshmua ajo që e kemi thënë vazhdimisht – Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!
Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!
Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi.
Dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione.
Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar!
A po besoni tash?!
Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërgu lule?!
Republika, mbi te gjitha! Udhës për t’u bashkuar edhe më shumë!

Të tjera
-
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Kosovë
Për herë të parë në Kosovë është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolid...
-
“Nëse Trump ju fton në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin, a shkoni” – Kurti ua kthen shpinën shpejt gazetarëve, s’do pyetje
Janë dy pyetje në të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjig...
-
Shkon në 89 numri i të plag*osurve nga sul*mi iranian në spitalin izraelit
Numri i personave të plagosur në valën e fundit të sulmeve ndaj Izraelit nga ...
-
Miftaraj: Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvend, deputët shkëlqyen
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar situatën poli...
-
Teherani pranon ftesën evropiane: Takim i rëndësishëm në Gjenevë të premten
Media shtetërore iraniane ka raportuar konfirmimin e ministrit të Jashtëm ira...
-
Ambasadori italian takohet me kryetarin e Kushtetueses
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar me kryetarin ...
-
Presidenti iranian: Do t’i kalojmë këto ditë të vështira
Presidenti i Iranit i është drejtuar kombit përmes një postimi në rrjetet soc...
-
Trumpi nuk dëshiron të shkojë në luf*të me Iranin, thotë ish-shefi i sigurisë kombëtare
Donald Trump nuk dëshiron të shkojë në luftë me Iranin dhe e ka lënë derën ha...
-
Kurti nuk i ndalë cilësimet për “opozitarët” i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili për momentin është edhe deputet dhe krye...
-
Kriza e naftës: Rusia sinjalizon bashkëpunim me SHBA-në dhe Arabinë Saudite për stabilizimin e tregut
Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite mund të ndërmarrin veprime të p...
-
Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer
Një 16-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej katër ditësh në Greqi. ...
-
Abrashi pas dështimit të 34’t: Po shihet qartë kush është bllokuesi
Deputeti i VV’së, Artan Abrashi, ka thënë se inatet destruktive politike po e...