Lajme

Haziri: Kurti është superstari i Gërvallës, interesi i saj me qenë në VV më i madh se lojaliteti ndaj Presidentes

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 01 August 2024

Jo të gjitha partitë morën pjesë dje në takimin e thirrur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Aty nuk ishte prezent kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Arsyeja nuk u tregua, megjithatë Kurti vet ka shpërndarë informacione se ka drekuar me disa ambasadorë.

Për mosprezencën e Kurtit, në një prononcim për Periskopin ka folur, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se mospjesëmarrja e tij ka qenë vetëm kamoflim, por që sipas tij Kurti e din që tanimë zgjedhjet nuk kontrollohen nga ai.

-Advertisement-

Ftesa nga Presidentja ka qenë për liderët e partive politike. Ky format takimi nuk lejon delegim të përfaqësuesve në emër të liderëve. Mospjesëmarrja është vetëm kamoflim me emrin e z.Konjufca, përndryshe cështja e zgjedhjeve ka agjenda që e kerkoi z.Kurti përmes z.Kraniqi të PDK ka dalë në zyre të Presidentes. Ky është dallimi se z.Kurti nuk e kontrollen më as datën dhe as procesin.Tani Presidentja deri në caktimin e datës dhe pastaj KQZ”, ka thene ai.

Derisa foli për takimin e djeshëm, ai komentoi edhe raportin e ministres Donika Gërvalla me Presidenten Vjosa Osmani.

Haziri për Periskopin ka thënë se Gërvalla ka interes të jetë në listën e VV-së.

Ai thotë se kryeministri Kurti është superstari i Gërvallës, ndërsa Osmani një Presidente me llafe.

“Sa i përket raportit me bashkëkryetaren e Guxo dhe ZKM në qeveri Kurti tashmë shihet që interesi me qenë në listën e VV është më i madh se lojaliteti ndaj Presidentes apo edhe Kushtetutes. Kurti është superstari i saj dhe listës Guxo ndërsa Presidentja Osmani-Sadriu një Presidente llafe-llafe!”, u shpreh Haziri.

Kujtojme që, Donika Gërvalla, e cila njëherësh është edhe kryetare e partisë Guxo, parti të cilën e kishte themeluar Osmani para se të bëhej presidente, ia kishte dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, më 16 maj, një letër që njoftonte se po përgatitin draft-statutin për Asociacionin.

Në këtë letër, Gërvalla, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin, të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

E, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është konsultuar dhe dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë gjë që ka çuar deri te prishja e raporteve me kryeministrin Kurti dhe veçanërisht me ministren Donika Gërvalla./Periskopi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera