Haziri: Kryetarët e komunave në veri do t’i kenë “duart e lidhura”

Autori: Gazeta inFokus
21:00 | 25 May 2023
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se kryetarët e komunave të veriut do t’i kenë “duart e lidhura” në detyrat e tyre për shkak të situatës politike, derisa shtoi se puna e tyre kryesisht do të jetë menaxhuese.
Ai tha se punët e krerëve të veriut do të jenë të organizimit ditor, por jo në investime të mëdha.
“Përkundër që kryetarët e zgjedhur kanë mandat, po quhet teknik nga partnerët, por do të varet nga aftësia se sa e ushtrojnë mundësinë. Pak kanë mundësi të punojnë. Ata janë kujdestarë politikë, ka pasur nevojë jo vetëm për të kënaqur Kushtetutën, por për t’u kujdesur për asetet dhe të një lloj rregullshmërie. Autoriteti më i lartë është kryetari i komunës. S’ka nevojë për shumë staf le të themi, pasi punë do të ketë shumë pak”, deklaroi Haziri në KTV.
Sipas tij, menaxhimi politik i komunave në veri është më i tensionuar për shkak të moszbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e kjo siç tha ai, duhet të mbikeqyrët edhe nga shtetet e QUINT-it.
Ai shtoi se pak ka shpresa se do të ketë marrëveshje për normalizim të raporteve mes dy vendeve.
“Kjo është çështje, meqë s’ka dakordim për të implementuar marrëveshjen, ka mjegull politike që ndërmjetësit duhet ta sqarojnë. (Kryetarët) duhet të ushtrojnë detyrën sikur të kenë të shkojnë deri në fund të mandatit. I kanë duart e lidhura të punojnë, e duhet të dinë që nëse pretendojnë të hapin Urën e Ibrit, bëhen burim i krizave të reja”, theksoi Haziri.

Të tjera
-
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve
Katër pelegrinë serbë janë arrestuar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës, pa...
-
Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?
Mesazh konkret dhe bojkot politik për Kosovën e Serbinë, po konsiderohet mosa...
-
Prishtina edhe sonte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Prishtinë edhe sonte po bën pjesë në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur n...
-
Muharremi: Po e presim Albin Kurtin me folë, ai duhet me na tregu qartë a e përkrah ngritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi,ka thënë se Ministria e Ekon...
-
Policia në Prizren për serbët e arrestuar: Dy u ndaluan pasi u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP’it, 10 janë liruar
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dysh...
-
Nga e shtuna mallrat nga Kosova i nënshtrohen tarifës së SHBA’së, Ministria thotë se është “në komunikim” me amerikanët
Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Ferizaj-Gjilan, njëri dërgohet në QKUK
Katër persona u lënduan në aksidentin mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Gjil...
-
Arrestimi i katër oficerëve serbë, Haradinaj: E përshëndes aksionin, ata që ikën të turpëruar në 1999 s’kanë vend këtu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës (AAK),, Ramush Haraddiinaj, ka pë...
-
Çfarë ka ndodhur që kur u shpallën tarifat e reja të Trump?
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vendosi taksa për një numë të madh shtete...
-
Deputetë të “pakicave joserbe po joshen e shantazhohen” nga Serbia, Kurti: Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndau në Facebook komunikatën e Qever...
-
BE-ja kërkon unitet kundër tarifave të Trumpit
Vendet e Bashkimit Evropian do të kërkojnë të paraqesin një front të bashkuar...