Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 20 September 2024
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Haziri tha se Kosova, e cila dikur ishte një nga përfituesit kryesorë të Procesit të Berlinit, tani po rrezikon përjashtimin nga ky mekanizëm, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Qeverisë Kurti.
Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes.
Sipas Hazirit, Kosova është përballur me rrezikun e përjashtimit, jo për shkak të Serbisë, por si rezultat i veprimeve të vetë kryeministrit Kurti.
“Skandaloze është, tetori është në 10-vjetorin e mekanizmit të Berlinit. E Kosova ka qenë vendi më i lumtur edhe më i angazhuar që Procesi për Ballkanit Perëndimor ka ndodhur. Jemi trajtuar të barabartë, kemi marrë pjesë në mënyrë aktive dhe kemi përfituar. Në 10-vjetorin e saj, në vitin jubilar, Qeveria Kurti kërcënon venin tonë, jo dikush tjetër, vetë kryeministri për mospërmbushje të obligimeve të na përjashtojnë nga mekanizmi i Berlinit. Nuk ka nevojë Serbia të lobojë që të na largojë ose mos me na pranu. Ne jemi duke e bërë punën e tjerëve vetë. Ne po largohemi edhe aty ku jemi … Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës është lajm i keq. Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës janë vendimet e këqija të kësaj Qeverie, që Kosovën po e bëjnë me imazh të keq”, ka thënë Haziri, në “FIVE” të RTV Dukagjinit.
Haziri ka shtuar se Kurti tani si kryeministër po vepron kundër interesave të shtetit që dikur e kundërshtonte.
Ai theksoi se vendimet e qeverisë aktuale janë përgjegjëse për përkeqësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për izolimin politik të vendit.
“Prania e kryeministrit në dreka pune me Ballkanin Perëndimor dhe në samite ku flitet për Ballkanin perëndimor është e vetmja derë që i mbetet kësaj Qeverie. Kosova çdo ditë e më shumë po izolohet edhe politikisht”.
“Nuk është asgjë e re për LDK-në, sepse zoti Kurti më 17 shkurt 2008 nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e pat kundërshtuar. Ka kundërshtuar me çdo mjetet. Dhe atë Republikë të Kosovës që e ka kundërshtuar tani si kryeministër më të gjitha asetet, më të gjitha të mirat dhe me petkun që ia jep shteti i vet është duke e izoluar. Është duke e izoluar çdo ditë dhe nuk është ka e donë këtë vend. As për vete, as nuk po lejon më bë të dashur për popullin e vet”, ka shtuar Haziri.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...