Lajme

Haziri: Këta veç marre s’kanë, mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 06 December 2024

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur se ‘eksponentë të qeverisë Kurti, të cilët në formë ‘bedelësh’ e udhëheqin Gjilanin, për faktin se kjo komunë s’ka kryetar, pas tri vitesh paskan përuruar vazhdimin e rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc, e cila do të duhej të përfundonte në vitin 2022’.

Haziri, përmes një postimi në facebook u shprehë se dhjetëra projekte kapitale i bllokuan për tri vite sepse u referohen si ‘Projekte të Lutës’.

“Këtë e dhjetëra projekte kapitale i bllokuan për tri vite sepse u referohen si ‘Projekte të Lutës’. Kjo vonesë më shumë se dy vjeçare u shkaktoi dëmte të mëdha qytetarëve e bizneseve lokale, duke ua pamundësuar operimin e suksesshëm.

-Advertisement-

Kjo garniturë e VV-së veç marre s’kanë, por po u vjen fundi, si në nivel lokal, e po ashtu edhe në nivel qendror. Gjilanasit e Anamorava tashmë janë kryengritur kundër qeverisë së VV-së sepse nuk mund t’ua falin keqqeverisjen, korrupsionin masiv e nepotizmin e paparë në punësim.

Ju kemi thënë, mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni këto projekte zhvillimore në qytetin e demokracisë!”, ka shkruar Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera